Lirohet vëllai i ministrit, Nar Koka: U ndalova për drogën e drejtorit të Policisë

0
561

Është lënë i lirë nga Policia e Durrësit, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Nar Koka ka dalë nga policia pak minuta më parë, ndërsa  ka bërë të ditur se policia dështoi në të gjitha akuzat, por sipas tij ka një të vërtetë tjetër në këtë mes.

Duke folur në linjë telefonike për syri.net, Nar Koka është shprehur se policia e ndalon atë sa herë që kapet drogë e madhe në Itali.

“Sa herë që nga Durrësi kalojnë tonelata me drogë për në Itali, më ndalojnë mua për të sfumuar lajmet e drogës. Këtë herë u ndalova për drogën e drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj që u kap në Ankona”, është shprehur Nar Koka .

Më pas Koka ka hedhur akuza të rënda deri edhe tek drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here