Kapen me 230 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, 4 të arrestuar (FOTO)

0
173

4 persona janë arrestuar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar pasi janë kapur me lëndë narkotike në makinë. Operacioni është zhvilluar në fshatin Likostomo të Janinës.

 

 

Policia greke ka ushtruar kontroll në një makinë ku ndodheshin 2 femra, ndërsa gjeti dhe sekuestroi 77 pako me 230 kilogram e 150 gram marijuanë, e cila dyshohet se ka hyrë përmes kufirit të gjelbër me Shqipërinë.

Në pranga u vunë dy shtetaset greke 25 dhe 54 vjeç. Gjithashtu policia ka ndaluar dhe një mjet që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar dy meshkuj grekë 22 dhe 24 vjeç. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafik narkotikësh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here