Përplasja brenda të majtës fillon edhe nëpër Rrethe, kryetarja e PS në Berat: LSI po na shpërfill

0
224

Tensionet mes PS-LSI nga baza zhvendosen dhe në rrethe. Pas përplasjes mes Tahirit dhe Luan Ramës për zgjedhjet e Kavajës, në Berat socialistët shpërthejnë kundër kreut të bashkisë të LSI-së.

Këshilltarët e PS në Bashki shprehen të pakënaqur me Petrit Sinën. Sipas tyre po u bëhet presion nëpunësve të bashkisë për t’u pajisur me teserën e LSI.

Kryetarja e PS në Berat Valbona Zylyftari shprehet se “Partia Socialiste është forcë bashkëqeverisëse në bashki, por ka filluar të anashkalohet dhe të mosrespektohet në vendimmarrje që kërkojnë bashkëpunim nga ana e kryetarit të Bashkisë, njëherësh Kryetar i LSI për Beratin. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj Partisë Socialiste. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit, të paargumentuara dhe vetëm me një qëllim. Për klimën e presionit që ushtrohet nga punonjësit e administratës, për mbajtjen e vendit të punës që detyrohën të rekrutohen politikisht në partinë e kryetarit të Bashkisë dhe që me urdhër u është kërkuar të rreshtohen dhe të sjellin vota për LSI, si detyrim për të mbajtur vendin e punës”.

Përplasjet vijnë në prag të zgjedhje. Përsa u përket zgjedhjeve lokale të Kavajës, LSI ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë pasi nuk është diskutuar në koalicion emri i kandidatit. Ndërsa për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit ende nuk dihet nëse PS-LSI do të shkojnë bashkë apo do të garojnë veçmas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here