Çfarë po ndodh mes Ramës dhe Metës? Acarohet Gramoz Ruçi dhe sfidon LSI-në

0
392

Dje i porositi deputetët e Partisë Socialiste, që të tregohen të kujdesshëm me prononcimet publike dhe në marrëdhëniet me homologët e LSI-së, kurse sot nga Libofsha e Fierit ka lëshuar vetë një deklaratë që shfaq hapur nervozizëm dhe sfidë ndaj aleatit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deri më sot nuk ishte nxituar që të mbante një qëndrim publik për të ardhmen e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së, apo edhe për replikat mes dy forcave, por sot paradite gjatë një takimi me rastin e ndarjes së legalizimeve në Libofshë të Fierit, ai ka deklaruar se me apo pa LSI-në, PS-ja do të paraqesë ofertën e saj politike në 18 Qershor, , shkruan syri.net. Duket se orët e fundit ka pasur zhvillime nga komunikimi intesiv mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, të cilat kanë ndikuar edhe në ndryshimin e humorit, të “njeriut të hekurt” të PS-së.

“Ne e kemi shprehur që duam të jemi në koalicion me aleatin tonë LSI. Por LSI ende nuk ka vendosur. Ne jemi të vendosur që me apo pa LSI, të paraqesim ofertën tonë politike në 18 qershor”, tha sot Gramoz Ruçi, duke njoftuar kështu edhe zhvillimet negative në bisedimet për firmosjen e një koalicioni parazgjedhor, mes Metës dhe Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here