Ish-kreu i Hetuesisë: Ju rrëfej urdhrin e Enver Hoxhës për arrestimin e Kadaresë si komplotist

0
244

Ndiqej Kadare nga Sigurimi i Shtetit, apo ishte bashkëpunëtor me të? A e ka glorifikuar figurën e Enver Hoxhës? Përse ekzistojnë aq shumë dokumente me spiunime ndaj Kadaresë?…

 

 

Këto çështje e të tjera të ngjashme, që sillen rreth figurës së shkrimtarit të madh, rigjallërohen herë pas here me rastin e daljes së ndonjë libri apo me afrimin e vjeshtës, kur ndahen edhe çmimet “Nobel”.

Për çështjen nëse Kadare ndiqej apo ishte pjesë e Sigurimit të Shtetit, me përgjegjësi tregon një nga ato figura që me shumë gjasë dosjet me emrin “Ismail Kadare” përsipër i ka kaluar vetë nëpër duar.

Bëhet fjalë për Qemal Lamen, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981­-1992.

Lame pranon për “Panorama” se Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, madje me urdhër të vetë Enver Hoxhës kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.

“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame.

Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here