Basha: Njerëz me influencë në Bruksel pjesë e aferës së Cez, ishte akt mafioz

0
225

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme nga çadra e lirisë se afera Cez është planifikuar nga Rama përpara se të fitonte pushtetin. Duke i referuar kësaj çështjeje, Basha tha se persona me influencë në Bruksel  janë pjesë e kësaj afere, të cilën e cilësoi si një pakt mafioz. Lideri i selisë blu u ndal edhe tek reforma në energji, duke theksuar se ishte një fushatë fashiste nga ana e kryeministrit për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit, pas çështjes CEZ.

“ Agora e sotme ka në qendër një ndër problemet kryesor e të shqiptarë. Problemin energjisë elektrike. Edi Rama e rriti çmimin e energjisë elektrike, kur kishte premtuar uljen e çmimit të energjisë, për të ardhur në pushtet. Nisi një fushatë për faturimet që ra në shpatullat dhe xhepat e zbrazur të qytetarëve shqiptarë dhe goditi ata që janë në gjendjen më të mjerueshme ekonomike. Nisi një fushatë represioni fashist duke arrestuar duke prere lidhjet e energjisë elektrike, duke pamundësuar shërbimet e tjera, me të vetmin qëllimin për të mbushur arkën e zbrazur nga afera me CEZ. Afera me Cez është afera më korruptive. Pakti për të zhvatur 650 milionë euro u bë para se Edi Rama të vinte në pushtet. Njerëz të fuqishëm me influencë në Bruksel ishin pjesë  e këtij pakti mafioz. Ne do të bëjmë gjithçka që përgjegjësit për këtë vjedhjen e shekullit të dalin para drejtësisë së vërtetë,” – tha kreu demokrat.

 

 

Duke u ndal tek reforma në drejtësi, Basha deklaroi se opozita nuk do të lejojë kurrë që drejtësia të jetë në duart e kryeministrit Rama. “ Drejtësi  në duart e Edi Ramës nuk ka për të pasur kurrë. Ndaj jemi këtu për të garantuar shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtare për të respektuar paktin kushtetues të 22 korriku. Pakti i 22 korrikut është dhunuar nga hajduti i CEZ – it,” – u shpreh lideri demokrat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here