Denoncimi/ “Gentian Daja i PS që do bashkinë e Kavajës, ka të kaluar kriminale në Itali”

0
1259

Pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Elvis Rroshit, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimit të qeverisë që e kishte shkarkuar nga detyra në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, presidenti Nishani ka dekretuar zgjedhjet e reja në Kavajë të cilat do të mbahen në 7 maj.

Në media është publikuar kandidati nga Partia Socialiste i cili është Gentian Daja që aktualisht mban postin e kreut të PS në Kavajë.

Fill pas njoftimit  nga Daja se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PS për Kavajën dhe ka shpalluar jandidaturën për të marrë Bashkinë, ka reaguar ish – kryeministri Berisha.

Me një postim në facebook Berisha publikon mesazhin e dërguar nga ‘qytetari dixhita; ku njofton se Daja ka një të kaluar kriminale në Itali.

Postimi I plotë:

Njihuni me Gentjan Dajen qe kerkon Bashkine e Kavajes!

Qytetari dixhital denoncon:

Gentian Dajen, kryetarin e PS Kavaje si:

-Kriminel te burgosur se bashku me vellane e tij ne Caserta, Itali per trafik droge, shfrytezim prostitucioni, armembajtje pa leje dhe si i

-arrestuar ne Milano! Lexoni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje Doktorr Berisha jam nje ish emigrant ne Itali dhe doja te ju njoftoj se Gentjan daja kryetari i PS se Kavajes dhe vllai i ti luan daja ne vitin 1999 2000 Ka qen i arestuar per trafik droge armabajte pa leje dhe shfrytezim minoreneje nga kuestura e caertes kam qen ne burg une me te Ta jap me garanci me jet kte beje puplike per edi escobarin Pastaj Pas ksaj Ka qen arrestu dhe ne Milano, Questura di Caserta shpine e Ka Pas ne Mondragone”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here