Plani i PS i “zgjedhjeve pa opozitën”,  barriera e LSI dhe “asi nën mëngë” i PD

0
487

Në kohën kur opozita dhe qytetarët që e mbështesin atë në kauzën e saj kanë plotë 36 ditë nga sot që kur kanë nisur protestën e tyre të pandalshme nga çadra përballë Kryeministrisë, duket se kriza politike ka kapluar plotësisht vendin. Sado që kryeministri dhe PS nuk pranojnë për asnjë sekondë ekzsitencën e një krize të tillë, duke folur për interesa vetjake të përfaqësuesve të opozitës në favor të asaj që Rama e cilëson si “bllokim të Vettingut”, vetë zërat e ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së apo SHBA-së e shikojnë situatën aktuale tepër të vështirë. Nga njëra anë qëndron opozita me kushtin e saj të pakthyeshëm për qeveri teknike si të vetmen zgjidhje sipas saj për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor dhe nga ana tjetër qëndron mazhoranca e cila si në shumë raste në këto 4 vite duket e ndarë në qëndrim. Nëse PS duket e vendosur për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt zgjedhjeve të 18 qershorit si të ishte një situatë normale, duke mos përjashtuar edhe planin për “proces pa opozitën”, LSI flet për emergjencë të uljeve të palëve në tryezë dialogu. Deklaratat e forta të kreut të grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve pa opozitën e cilësoi si një “proces farsë” dhe më pas deklaratat e Metës kundër “qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike të padëshiruara për Shqipërinë”, ishin një mesazh i fortë për aleatin PS.

Opozita

Ndonëse vështirësitë e mbajtjes së frymës së protestës në një tubim të pandalshëm në shesh janë të përditshme, opozita dhe qytetarët që e mbështesin kauzën e ngritur nga demokratët duken të vendosur deri në plotësimin e kushtit të vetëm e të pandryshueshëm: qeveri teknike. Për këtë kërkesë të tyren, opozitarët kanë ngirutr një sërë argumentash të cilat sipas tyre e bëjnë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve në 18 qershor me qeverinë aktuale. Ndër këto arsye demokratët kanë rënditur kriminalizimin e politikës e administratës në këto vite nga qeveria “Rama”, rastet e shumta të verfikuara me zë e figurë të blerjes e presionit ndaj votës, duke rënditur zgjedhjet e pjesshme në Korçë në 2013, ato lokalet e 2015-ës si edhe zgjedhjet në Dibër. Po ashtu opoziota rëndit një tjetë rproblematikë të rëndësishme në arsyet e saj për qeveri teknike duke folur për fenomenin e kanabisit. Burime të shumta  brenda dhe jashtë vendit kanë folur për mundësinë e përdorimit të parave të drogës, e cila lulëzoi në këto 3 vitet e fundit në cdo cep të Shqipërisë, në zgjedhjet e 18 qershorit si  “investim” për një palë politike të pushtetit. Raporti i fundit i DASH për paratë e pista, korrupsionin dhe problemin e drogës ishte një material i fortë mbështetës për akuzat e shumta të opozitës, ndonëse  Partisa Socialiste u mundua ta trajtonte në publik këtë raport si një “zhillim për mirë”.

Mbi këto arsyetime, PD, opozita dhe qytetarët që e mbështesin kauazën e tyre kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeveri teknike me bazë të gjerë politike. Por deri më tani, në 36 ditë të rezistencës së tyre, pavarësisht triufmit të arritur me një pjesë merite nga ccadra për largimin e  Tahirit nga posti i ministrit të Brerndshëm, ende nuk janë shënuar rezultatet e duhura. Nga pala përballë, sidomos ajo e “purpurt” është hasur rezistencë e fortë e madje është folur edhe ëpr skenarë të zhvillimit të zgjedhjeve edhe pa opozitën.

Por burime të afërta me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe stafin drejtues të forcës më të madhe opozitare bën të ditur se “pavarësisht fortësisë në dukje të kryeministrit Rama dhe fjalorit të “palëkundur” për zgjedhje në 18 qershor pa opozitën, janë të gjitha gjasat që brenda dy javëve të bëhet e mundur arritja e qeverisë teknike”. Të pyetur se cilat janë argumentet mbi këtë qëndrim, të njejtta burime që preferuan të qëndronin anonym pohuan për gazetën,: “Kjo është pjesë e startegjisë dhe planit opozitar për të mundësuar plotësimin e kërkesës sonë të panegociueshme për qeveri teknike e në këtë kontekst nuk mund të zbulojmë më shumë detaje. Megjithatë ajo që mund të theksohet është se kauza e opozitës po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe nga Uashingtoni zyrtar”.

Në te njejtën linjë foli dje edhe kreu i PD-së Lulzim Basha dje në Zërin e Amerikës ku theksoi mbështetjen që kishte marrë nga administrata Trump për kauzën e opozitës. Por nga ana tjetër ai zbuloi edhe “asin nën mëngë” të demokratëve për të mundësuar ndalimin e zhvillimit të zgjehdjeve në  18 qershor pa opozitën dhe me kryeministër Ramën. “Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë PD dhe qytetarët do të bëjnë atë që i takon çdo shoqërie të civilizuar do të ndalin një maskaradë të tillë dhe do t’i japin shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, pra nuk mund të ketë bojkot sepse nuk do të ketë zgjedhje fasadë, zgjedhje me krimin. Do përdorim të gjitha mekanizmat paqësore, por të vendosura për të mos lejuar një proces farsë. Këto mekanizma do ti shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës  politike në vend”.

Raporti i DASH, PS vs LSI

Kundërvënia e fundit e LSI-së ndaj PS-së për raportin e DASH ishte në vijimësi të përplasjeve që janë hasur në koalicionin e majtëm, ku më kulminanti ishte  rasti i reformës në drejtësi. Por pse në rastin e raportit të DASH, PS u mundua me ccdo formë e mënyrë për të tjetërsuar të zezën e shkruar në të bardhë? Sepse raporti i DASH vërtetoi në tre aspekte akuzat e forta të opozitës në këto vite, duke i vënë notë jo kaluese qeverisë sa i opërket pastrimit të parave, korrupsionit dhe kanabisit. E në këto kushte ishte i kuptueshëm edhe pse erdhi ai reagim i rrufeshëm me sulme e akuza i Tahirit ndaj aleati LSI, ndërsa kjo e fundit ngriti shqetësimin për raportin duke kërkuar përgjegjshmëri nga organet përkatëse. Raporti i DASH ishte në fakt përgjigja më e mirë për qëndrimet ironike të socialistëve për kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Një vend që ka problem të mëdha me drogën, korrupsionin dhe pastrimin e parave sigurisht nuk mund të cilësohet si një vend me standard evropian, ku mund të ketë besueshmëri të palëve politike për votë të lirë dhe të ndershme.  E në këto kushte raporti i DASH e nxorri zbuluar PS-në dhe qeverisjen e saj, duke dhënë pikë në favor të opozitës dhe kauzës së saj.

 

Skenari i “zgjedhjeve pa opozitën”

Ndërkaq pavarësisht situatës së vështirë me krizën politike, PS përmes kryeministrit Rama dhe përfaqësueve të tjerë të lartë të kësaj partie kanë theksuar se nuk janë aspak të gatshëm për të dëgjuar rëealisht opozitën. Ftesa për dialog fasadë, duke vendosur në plan të parë vetëm disa ndryshime në kod në kuadër të reformës zgjedhore, kur shqetësimet janë shumë herë më të mëdha se kaq, duken më shumë se të stisura. Në fakt PS po e mendon gjithnë e më seriozisht skenarin e zgjedjeve pa opozitën. Në këtë pikë, KQZ po luan mrekushlisht mirë detyrën e saj, duke nisur zëvendësimet e anëtarëve të KZAZ-ve të opozitës me “qytetarë të thjeshtë”. Është po e njejta KQZ që dy ditë më parë refuzoi të zbatonte kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr mandatin kryebashkiakëve socialistë me argument që linin për të dëshiruar.

Po ashtu skenari i PS-së po merr rugë dhe përmes lojës së opozitave “fake”. Duke synuar një “njohje ndërkombëtare” të zgjedhjeve, Rama ka menduar edhe për partizat që do luajnë sipas strategjisë së PS-së rolin e opozitës. Madje sipas të njejtit skenar, mendohet se edhe sherri i parë publik me Blushin nga Parlamenti i kësaj të enjtjeje u zhvillua nga Rama pikërisht në këtë kuadër, duke synuar shtimin artificial të opozitës. Sipas këtij plani, në zgjedhje krahas koalicionit të kryesur nga PS, i cili ende nuk dihet nëse do ketë pjesë të tij LSI-në, do marrin pjesë edhe disa partiza që do luajnë rolin e opozitës.  Të tilla mund të quhen edhe ato të Ngjelës apo ndonjë partie tjetër pa vota, që do mundohet të luajë rolin e opozitës. Por ajo që duket si një barrier e fortë për këtë skenar të PS-së, krahas opozitës, është edhe LSI-ja e cila me dy qëndrimet e Metës dhe Luan Ramës, i bëri të ditur aleatit në qeveri se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë dhe se mund të krijojnë destabilitet në vend. Por më së shumti në kundërshti ndaj skenarit të PS-së janë edhe sinjalet pozitive për kauzën e ngritur në “Çadrën e Lirisë”, të cilat  po vinjë gjithnjë e më shumë në rritje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here