Nishani dekreton datën, ja kur do mbahen zgjedhjet në Kavajë. Do marrë pjesë PD?

0
148

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së Kavajës, si një nga ‘të rënët’ nga dekriminalizimi, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve në Kavajë.

Me dekret të posaçëm, Nishani ka vulosur datën 7 maj si ditën kur Kavaja do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë.

Nuk dihet pas këtij hapi se cila do të jetë lëvizja e PD-së, e cila prej 18 shkurtit është në protestë dhe bojkot të Kuvendit, duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.

DEKRETI 

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekreti 10098 Tiranë më 24.03.2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here