Largimi i pajisjes nga Shqipëria, nisin hetimet për pajisjen e përgjimit të kapur në Rinas

0
192

Pak orë pas sekuestrimit të një pajisjeje të veçantë në aeroportin e Rinasit që arrin të zbulojë përgjuesit ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë.

Burime zyrtare deklarojnë për “BalkanWeb” se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikime për veprat penale.

“Për pajisjen e ‘përgjimit të izraelitit’, Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedim penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikimeve për veprat penale ‘përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po kryhen veprimet”, pohojnë burime nga Prokuroria e Tiranës.

Një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia thane se aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria. Menjëherë pa konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.

Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here