Paloka: Jemi nën regjimin e bandave, lëvizja mbaron kur të ketë zgjedhje të lira

0
165

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi sot nga çadra e protestës që lëvizja popullore e opozitës do të mbarojë vetëm kur të garantohen zgjedhjet e lira. Duke akuzuar kryeministrin për arrogancë, Paloka bëri një paralelizëm me vitin 1991, ndërsa tha se pas 25 vitesh vendi  ndodhet në regjimin e bandave.

“Për fat të keq sot mbas 25 vitesh jemi ende në një situatë që për fat të keq i ngjan asaj të para 22 mars të vitit 91. Sot jemi në regjimin bandave kriminale, nuk kemi në krye një diktator i Hoxha, por kemi një pinjoll hoxhe si Edi Rama. Prandaj jemi sot këtu, për tu bashkuar si atëherë, shqiptarët, populli kundër bandës. Të jetë i bindur se kjo lëvizje ka vetëm një fund, atë që kemi thënë me dhjetëra herë, Kjo lëvizje mbaron atëherë kur shqiptarëve tu jepet mundësia të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fundi i saj është i vendosur nga populli dhe shqiptarët. Ta harrojë Edi Rama se me banda kriminale do nënshtrojë vullnetin popullit. Në një emision para dy ditësh e pashë zotërinë në natyrën e tij, sesi përdridhej dhe është tipike e tij, është sjellja më e neveritshme që ka njohur ky vend. Është nga ata që me të varfrit, me të pamundurit bën të fortin dhe arrogantin, por në momentin që ndodhet përballë tyre lëpihet,” – tha nënkryetari i demokratëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here