Tur vizitash në SHBA, Basha takon për herë të ” fundit” protestuesit në çadër

0
273

Kreu i opozitës Lulzim Basha është nisur për një vizitë disa ditore në SHBA dhe para ikjes, para protestuesve ne çadër, ai ka dhëne edhe disa “porosi”.

“Kam patur ftesa nga partitë tona simotra, njerëz qe mbështesin pa asnjë hezitim kauzën tone. Në mbështetje të kësaj beteje siç kemi pasur miqtë tanë këtu do jemi tek këta për një arsye, për të garantuar fitoren e kësaj beteje pa asnjë tërheqje. Jua them ketë se mund të investohet ky i ikuri përmes gjuhëve të helmit që ka për të thënë jo do i bëjë presion për këtë, do i beje presion për atë.

Ju them që kam tre përgjegjësi para Zotit, familjes sime dhe familjes sime të madhe këtu, ju them se në çfarëdo kontakti këtu në këtë shesh apo në SHBA, qëllimi është një dhe vetëm një, fitorja e kësaj beteje pa kthim, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa kthim, përligjja e kësaj qendrese”, tha ai.

Basha e ka bere te qarte ne mesazhin e tij se opozita nuk do te hyje në zgjedhje nëse Rama nuk jep doreheqjen dhe nuk krijohet qeveri teknike e cila do te siguroje votën e lire të zgjedhesve në 18 Qershor, datën e dekretuar nga Presidenti Nishani për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here