Shpresa e Metës për një politikë më tolerante dhe batuta për fiqtë

0
204

Nga shkolla “Kongresi i Lushnjes” e cila hapi dyert për nxënësit e saj pas përfundimit të rikonstruksionit, kreu i Kuvendit Ilir Meta apeloi për më shumë përgjegjshmëri politike.
Meta shpreson tek një gjenerate e ardhshme që do të jetë më tolerante se kjo e sotmja.
Meta: Takuam shumë mjekë të ardhshëm, takuam shumë futbollistë të ardhshëm, takuam shumë shkencëtarë të ardhshëm, shpresojmë që në të ardhmen të takojmë më shumë politikanë të ardhshëm nga kjo shkollë që të jenë më të mirë sesa ne, më të përgjegjshëm sesa ne dhe të jenë më tolerantë me njëri-tjetrin më shumë sesa ne në mënyrë që fëmijët e Shqipërisë të shohin sa më pak politikanë dhe debate politikanësh në televizion dhe të shohin sa më shumë filma dhe eksplor.
Në ceremoni nuk kurseu dhe batutat me kryebashkiakun Veliaj, të cilin e falenderoi për angazhimin e Bashkisë në rikonstruksionin e shkollës ku vetë Meta ka kryer shkollën fillore, ndërsa e ëma e tij ka punuar si mësuese.
Meta: Dua të falenderoj lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën ‘Kongresi i Lushnjes’. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe i kërkuan fiq, tani unë ju siguroj që kur ti merrni të gjitha 10 do vinë dhe fiqtë këtu do të vijmë edhe ne përsëri tu urojmë dhe t’ju përgëzojmë. Por dhe po morët ndonjë 9 nuk ka problem. Rëndësi ka të doni njëri-tjetrin më shumë, të doni mësueset tuaja dhe mbi të gjitha të doni sa më shumë librat dhe dijen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here