DOKUMENTI/ Zvicra nxjerr blof Saimir Tahirin. Dritan Zagani merr mbrojtje dhe ka një mesazh

0
741

Ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier dhe ish-shefi i hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, Dritan Zagani, ka marrë statusin e azilantit në Zvicër, ku qëndronte prej disa kohësh si refugjat, edhe pse ishte në listën e Interpolit dhe kërkohej nga policia shqiptare.

Lajmin e fitimit të statusit e ka bërë publik vetë Zagani nëpërmjet një statusi në Facebook ku tregon edhe dokumentin që e vërteton këtë, një status që i ofron atij edhe mbrojtjen e autoriteteve zvicerane, shkruan syri.net. Nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë në faqen e Interpolit shihet qartë se Dritan Zagani është ende pjesë e kësaj liste, por autoritetet zvicerane nuk i kanë marrë për bazë arsyet e pretenduara të palës shqiptare duke i dhënë atij statusin e azilantit.

Të bie në sy se teksa ish-oficeri Zagani që ka denoncuar trafikun e drogës në të cilën janë përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë, është pjesë e listës së Interpolit, në këtë listë nuk bën pjesë Klement Balili, i cili kërkohet nga autoritetet ndërkombëtare për trafik narkotikësh.

“Tani çdo gjë nga e para … pa i lënë mbas dore aspak të vjetrat….!

P.S … më “vjen”pak “keq” për zhgënjimin e Sajës dhe shefit të tijë …. por kështu e ka kjo botë … Zoti i jep atë që meriton secilit. … dhe për ata së shpejti do ketë një përgjigje të drejtë”, shkruan Zagani në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here