Tenton arratisjen, kapet me 49 kg drogë shqiptari në Greqi

0
158

Policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar një tjetër sasi kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga edhe një shtetas shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave në pranga është vënë një 44-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave greke, shqiptari i janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 49 kg kanabis, të fshehura në automjetin me të cilin ai po lëvizste.

Dyshimet kanë nisur pasi shqiptari ka refuzuar që t’i bindet urdhrit të Policisë për të ndakluar.

Menjëherë ai ka rritur shpejtësinë dhe pasi ka hedhur nga xhami i makinës dy çanta me kanabis, ka tentuar të largohet.

Pas disa minuta ndjekje, policia greke ka bërë të mundur ndalimin e tij në Prevezë, duke vënë në pranga 44-vjeçarin shqiptar.

Ndërkaq, u gjetën dhe u sekuestruar edhe dy çantat me kanabis, në peshë totale 49 kg.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shqiptari ishte person në kërkim në Greqi, i dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë nga Gjykata e Larisas për trafik klandestinësh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here