Mbledhja sekrete me këshilltarët ku Rama ndërron mendim! Ka frikë të japë dorëheqjen!

0
781

Në komunikimin e sotëm javor, përmes autointervistës, Kryeministri u tërhoq nga dorëheqja që kishte bërë gati. Në të vërtetë dorëheqja, e përgatitur me kujdes këto dy javët e fundit ishte një strategji dhe jo një kapitullim i energjive psikologjike dhe politike të Ramës. Sipas kësaj skeme, duke u dorëhequr, kryeministri e çonte krizën e kërkuar nga Opozita, deri në fund dhe finalizonte divorcin politik me Lsi, duke e sulmuar ballas këtë të fundit, sipas skemës së parapërgatitur nga Baton Haxhiu, në shkrimet e tij dhe jo vetëm. Mirëpo në një rimarje në shqyrtim të kësaj pandehme strategjike, burime të 360grade.al, janë informuar se kryeministri ka thirrur një mbledhje të fundit sekrete me të gjithë strategjistët, vendas dhe të huaj, për të shqyrtuar hapat që duhet të ndiqeshin, nga dorëheqja e deri tek “Qeveria teknike vetëm Pd-Ps”, ku qëllimisht do të përjashtohej Lsi.

Gjithshka ishte gati, por sondazhi i momentit të fundit, ka bërë Ramën dhe 2 këshilltarët e huaj që të ndrronin mendim. Sipas “Sondazhit”, do të kishte të paktën 3 pasoja me përmasa të paparashkuara:

1. Pëlqyeshmëria socialiste për këtë dorëheqje rezultonte fare e ulët dhe madje krijonte panik të anëtarësia e Ps.

2. Qeveria teknike, vetëm Pd-Ps, sipas “Sondazhit”, krijonte “rrjedhje” të mëdha votash të Majta, drejt Lsi.

3. Besueshmëria e një Qeverie teknike provokative, vetëm Ps-Pd, rezultonte shumë e ulët dhe nuk përjashtohej fakti, që Pd, fare pak kohë pas kostituimit të kësaj “qeverije teknike”, ta rrëzonte përsëri atë, duke shtyrë Zgjedhjet e Përgjithshme dhe duke ftuar Prokurorinë të ndërhynte ndaj aktorëve më të rëndësishëm politikë të qeverisë Rama, duke filluar nga vetë kryeministri.

Në këtë klimë Rama vendosi përmbysjen e skemës dhe iu rikthye “kushtetutës” dhe përjashtimin e çdo marrëveshjeje të re dhe reale me Opozitën. /360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here