Dy persona të tjerë u arrestuan si të akuzuar për supergrabitjen në afërsi të Rinasit.
Në kuadër të operacionit “Patrioti”, janë vënë në pranga Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dy banues në Tiranë.
Ata akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit në shkurt të këtij viti dhe në 2015-ën.
Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murtajt, i cili është kreu i bandës së grabitjeve, por që vijon të jetë ende në kërkim.
Deri tani, numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.