Denoncimi/ Shteti i merr truallin për shkollë, por si jep lekët prej 7 vitesh

0
189

Emisioni “BOOM” në RTV Ora News trajtoi mbrëmjen e sotme denoncimin e shtetasit Besnik Beu, të cilit në vitin 2010  i janë marrë nga shteti 175  metër katrorë truall dhe 75 metër katrorë ndërtesë për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare Marqinet.

Edhe shteti i njohu pronësinë, por kanë kaluar 7 vjet nuk është shpronësuar akoma.

“Institucionet përgjegjëse, bashkia Vorë dhe Ministria e Arsimit i kalojnë pëRgjegjësitë njëra-tjetrës” thotë denoncuesi.

BOOM u interesua pranë Bashkisë, ku Drejtori i Sektorit të Urbanistikës tha se pa konfirmimin e MAS bashkia nuk bën dot shpronësimin.

Ndërsa vetë Ministria refuzoi të jepte një përgjigje mbi këtë çështje.

Besnik Beu: Ndjek me interes emisionin tuaj dhe më është dukur shumë afër njerëzve. Problemi qëndron këtu, tek kjo shkolla pas kam pasur një objekt ushtarak që është përshtatur për shtëpi për familjen time. Në 2010, objekti është prishur për arsye se do ndërtohej shkolla nga një marrëveshje mes Bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit. Pasi u panë dokumentet nga përfaqësuesit e Bashkisë së Vorës ranë dakord që unë të marrë shpronësimin për objektin në fjalë. Nga 2010 deri më sot vetëm ecejake lart dhe poshtë dhe akoma nuk kam gjetur zgjidhje. Vetëm luajnë kungulleshkash mes Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Vorë. Njëra thotë silli dokumentat, tjetra thotë i kam sjellë. MAS thotë se nuk kam dokumentacionin përkatës. Prandaj jam deri këtu, 2017 dhe nuk ka gjetur zgjidhje.

Gazetarja: Bashkia të ka vënë në dispozicion dosjen?

Besnik Beu: Asnjëherë, megjithëse e kam kërkuar disa herë. Jam me hipotekë të rregullt, nga hipoteka e Tiranës kam marrë shkresa disa herë por nuk kam gjetur zgjidhje. Ka qenë 175 metra katrorë truall dhe 78 metra katrorë objekt i ndërtuar për tu strehuar familja ime.

BOOM në Bashkinë e Vorës (Dita e parë)

Pasi u njoh me shqetësimin e zotit Besnik, BOOM iu drejtua bashkisë së Vorës për të marrë një shpjegim. Nga Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës morën premtimin se të nesërmen do tu vinte në dispozicion të gjithë dosjen e Besnik Beut si dhe do të shpjegonte se pse qytetari nuk është shpronësuar deri më sot.

BOOM në bashkinë e Vorës (Dita e dytë)

Specialisti i Urbanistikës: Vlerësimi në total i objektit është një milion e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e pesë lekë.

Gazetarja: 16 milion lekë të vjetra.

Specialisti i Urbanistikës: Për objektin, ndërsa bashkë me truallin kjo shkon diku tek 18 milion lekë të vjetra. Ky është vlerësimi dhe është nisur proçedura për në Ministri të Arsimit meqenëse proçedura e shpronësimit ka të bëjë me ndërtimin e një shkollë.

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Shpronësimin e bëjmë ne por pasi vjen konfirmimi.

Gazetarja: Unë e kuptoj, por për zvarritje, neglizhencë, nuk e konfirmojnë edhe 20 vite të tjera. Nuk do të thotë që tjetrit ti merret prona pa asnjë lekë.

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Po çfarë ti bëjmë ne, se pa ardhur konfirmimi… është ligji i tillë.

Gazetarja: Po ju ta detyroni të sjellë konfirmimin, se në momentin që ky ka 7 vjet që i është marrë prona.

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Do ta lexosh këtë deri në fund.

Gazetarja: Pra ju e keni bërë ok proçedurën? Këto thonë ribëjeni, pse?

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Sepse i referohen një ligji që nuk bëhet me atë. Ne e kemi bërë tamam dhe këtu e kemi sqaruar dhe pas shumë e shumë kërkesave është bërë dhe e fundit fare. Të paktën nga kontakti që kemi pasur me shefin e shpronësimeve, i ka thënë kontaktoni me email. Ja ku është emaili që është kontaktuar dhe asnjë përgjigje nga Ministria. Nga ana jonë të paktën sa kemi mundësi ne, nga ana shkresore, Ministria është ngacmuar herë pas here.

Besnik Beu: Sipas jush mua po më penalizon MAS apo jo?

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Tani flasin letrat, nuk flas unë. Ja kërkesa për informacion dhe nuk ka sjellë asnjë informacion dhe i është sqaruar komplet referenca ligjore dhe arsyetimi ynë.

Besnik Beu: Çfarë përgjigje ka dhënë Ministria?

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Asnjë përgjigje.

Gazetarja: Jeni të detyruar ta rishqyrtoni, çfarë do të bëni?

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Si ta rishqyrtojmë?

Gazetarja: Ta bëni me këtë VKM.

Drejtori i Sektorit të Urbanistikës: Po nuk e përfshin atë lloj objekti ajo VKM prandaj i është kërkuar sqarim. Hajde më thoni si ta bëjmë, sepse banesat përfshihen me këtë që kemi bërë ne.

Specialisti i Urbanistikës: Ajo 187 ka të bëjë me vlerën e truallit jo me vlerën e objektit dhe Mustafai thotë ne i referohemi vlerësimit të objektit në momentin që është marrë prona në përdorim dhe me atë vlerë vlerësohet objekti. Kurse kjo 187 është bërë më vonë dhe ata kanë kërkuar rivlerësim, gjë që nuk ka qenë në fuqi kur është marrë objekti.Leja e ndërtimit është marrë në 2009.

Gazetarja: Dhe atëherë fillon shpronësimi?

Specialisti i Urbanistikës: Atëherë është shpronësuar.

BOOM në Ministrinë e Arsimit

BOOM pyeti MAS se pse ky institucion ka bllokuar procedurat për kompensimin e shtetasit Besnik Beu, prona të cilit i është marrë prej 7 vitesh dhe mbi këtë truall është ndërtuar një shkollë 9-vjeçare.

Por Minsitria e Asrimit nuk ka pranuar të prononcohet për rastin në fjalë. BOOM nuk do të tërhiqet nga kjo çështje derisa drejtuesit e këtij institucioni ti përgjigjen këtij shtetasi.

/Oranews.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here