Çfarë po ndodh brenda qeverisë? Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’ LSI-së

0
1033

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të LSI-së për drogën, e cila e quajti shumë shqetësues problemin e drogës në vend dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme.

 

Ndryshe nga LSI që e sheh gotën gjysmë bosh, Rama e sheh plotë dhe thotë se raporti i DASH provon se sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit.

“Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit. Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën”, deklaroi Rama.

Por pak më herët, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama tha se ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë tranzit për kokainën dhe heroinën.

“Ky konstatim shqetësues kërkon një reagim të përgjegjshëm të gjithë agjencive që kanë për detyrë luftën kundër drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. E rëndësishme për vendin që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis”, tha Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here