‘Banda e Durrësit”/ Pas Lul Berishës, a do të lirojë gjykata edhe Endrit Doklen?

0
1005

Gjykata Kushtetuese i shuan shpresat Endrit Dokles se mund të arrijë të heqë nga supet dënimin e përjetshëm që ka firmosur drejtësia ndaj tij.

 

“BalkanWeb” mëson se sot Kushtetuesja vendosi të rrëzojë kërkesën e Dokles i konsideruar si drejtues i një prej fraksioneve të “Bandës së Durrësit”, pas vrasjes së Klodian Saliut.

Endrit Dokle kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se në procesin ndaj tij ishin kryer shkelje të shumta procedurale.

Ai argumentonte më tej, se gjykata supreme kishte refuzuar padrejtësisht shumë kërkesa të tij, që i konsideronte të ligjshme dhe që ndryshonin tërësisht thelbin e çështjes.

Siç mëson “BalkanWeb” Kushtetuesja pasi mori në shqyrtim kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, vendosi të rrëzojë kërkesën duke arsyetuar se vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk është marrë në shkelje të rënda të procedurës sikurse pretendohej.

Vendimi është duke u redaktuar dhe pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese ta publikojë atë.

Tani e vetmja shpresë për Endrit Doklen mbetet Gjykata e Strasburgut, ku ai me gjasë do ta çojë dosjen e tij.

Endrit Dokle është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.

Dokle është i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht. Ndërkohë Lulzim Berisha i konsideruar si “truri” i bandës, është liruar me kusht pak kohë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here