Raporti i Eurostat – Mbi 28 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE. Ja shtetet që shkuan më shumë

0
297

Sirianët, afganët dhe irakianët janë të parët në listën e vendeve që kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2016.

Agjencia evropiane e statistikave, Eurostat ka publikuar të dhënat mbi migrimin.

Interesant është fakt se sipas shteteve, shqiptarët janë të tretët që kanë kërkuar azil në Irlandë, ndërsa në Francë zënë vendin e parë, duke lënë pas afganët dhe sudanezët.

Në Francë kanë aplikuar për azil gjithsej 75 990 persona, 9% e të cilëve janë nga Shqipëria ose 6 850 persona.

Në Luksemburg shqiptarët janë të dytët, pas sirianëve, duke regjistruar 220 kërkesa.

Në Holandë, shqiptarët janë të tretët me 1 665, duke u renditur pas sirianëve dhe emigrantëve nga Eritrea, ndërsa në Islandë janë të dytët, me 230 kërkesa duke u renditur pas emigrantëve nga Maqedonia.

Në total, gjatë vitit 2016-të, kanë emigruar 28 925 shqiptarë, ose 2% në e totalit të emigrantëve në BE.

Shqipëria është e teta në listë, duke lënë pas Rusinë dhe vende të tjera, ndërsa në vend të parë janë sirianët, ku mbi 334 mijë emigrantë nga vendi i përfshirë në luftën më shumë se 5 vjeçare kanë shkuar në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here