Kurbin/E moshuara feston 100 vjetorin, tregon sekretin e jetëgjatësisë

0
231

Në Kurbin, një grua ka festuar 100 vjetorin e lindjes. E rrethuar nga dhjetëra nipër e mbesa, nënë Dila thotë se sekreti i jetëgjatësisë së saj është ushqimi i shëndetshëm dhe përdorimi i vajit të akrepit, në vend të medikamenteve mjekësore.

Dila Baçuku, e moshuara banore e Kurbinit, festoi 100 vjetorin e lindjes mes dhjetra nipërve e mbesave. Sekreti i jetëgjatësisë së saj është konsumimi i ushqimeve të shëndetshme bio, sidomos bulmeti që është i preferuari i saj.

100 vjeçarja kujton se gjatë jetës në mungesë të medikamenteve ka përdorur vaj akrepi, i përpunuar në mënyrë artizanale.

Dila Baçuku: Unë e kam mbaruar të mirën dhe të keqen pas kësaj dite sot, pushimet, nuk të linte njeri me qëndis se duhet të bëjë normën’.

Djali i 100 vjeçares rrëfen se nëna e tij ka qenë përherë shumë aktive, dhe e karakterizuar nga optimizmi ka përballuar çdo vështirësi.

Nëna Dila thotë se ndien lumturi, teksa nipërit e stërnipërit që e rrethojnë punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, pa u larguar asnjëri jashtë vendit. Sot ajo ka 64 nipa e mbesa.

Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here