Shembulli konkret/ Kur përulësia dhe mirënjohja kalon në servilosje dhe hipokrizi. Fjalimi i Veliajt që po bën xhiron e webit (VIDEO)

1
1033

Sigurisht që çdokush për të ecur apo për të përparuar në jetë merr mbështetjen apo përkrahjen e dikujt apo një grupi të caktuar. Këtë e kemi parë shpesh edhe në politikë, gjë më shumë se normale.

Por, kur mirënjohja  ndaj ‘mbështetësit’ shkon deri në servilosje atëherë nuk mund të flasim më për përulësi. Kjo në fakt duket se është mënyra ë e ‘mirë’ për disa për të arritur majat e suksesit në karrierën politike.

Shembulli konkret i kësaj sjelljeje të fundit është fjalimi i sotëm i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në inagurimin e “Pazarit të Ri”.

Ai iu drejtua Ramës duke thënë se:

“Jemi shumë krenarë që kemi një lider, një kapiten, një drejtues të përkushtuar. Një zot e di si e gjen kohën ky të merret edhe me Tamarën në Vermosh, të merret edhe me rilindjen urbane në Konispol, të jetë sot në Tiranë, por edhe në Elbasan” shprehu habi për aftësitë jonormale të Ramës.

“Edi! Të jemi shumë mirënjohës për kontributin! Të jemi shumë, shumë mirënjohës! Për të gjithë pasionin që ke injektuar në skuadrën tënde dhe unë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndjehem i privilegjuar!”

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here