Pazari i ri dhe “përballja” Tahiri-Veliaj

1
318

Sado që u mundua, Saimir Tahiri nuk buzëqeshi dot sot në ceremoninë e inagurimit të Pazarit të Ri të Tiranës. Edhe pse Kryeministri ishte munduar po aq sa Kryetari i Bashkisë për t’i bërë gjërat të dukeshin sikur po shkonin normalisht, fokusimi vetëm për disa sekonda i kamerës tek ish-ministri i Brendshëm mjaftuan për të kuptuar se tashmë ekuilibrat e grupeve brenda PS janë prishur ndoshta këtë herë në mënyrë të pariparueshme.

Sado të përpiqet Edi Rama të duket sikur çdo gjë shkon normalisht, bashkë me të edhe falenderimet e Erion Velisë dhe prezenca gati e sforcuar e Saimir Tahirit, rivaliteti Tahiri- Veliaj që nga dita e sotme ka marë një përmasë të re.

Atë të garës brenda një partie, garë që për hir të së vërtetës nuk i ka munguar ndonjëherë socialistëve. Lëvizja e fundit e Kryeministrit, largimi i ministrit të Brendshëm ka shkaktuar jo pak probleme për Tahirin dhe grupin mbështetës të tij që në fakt e kanë parë këtë largim si një preferencë të Edi Ramës për “të përkedhelurin” e tij, kryetarin e Bashkise së Tiranës.

Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë në vazhdim, në një kohë kur frontet e luftës politike të shefit të mazhorancës janë në disa plane, opozita me protestën, LSI e pavendosur për aleancat dhe së fundmi rivaliteti brenda PS. Sado lojtar i mirë të jetë Edi Rama, duket se në një moment krejt të papërshtatshëm ka humbur ekuilibrat brenda partisë së tij. Gjë që nga jashtë mund të duket si “rivalitet që sjell demokraci në parti”, por që në të vërtetë mund të jetë dhe rreziku më i madh për votat në zgjedhjet e ardhshme. /Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here