Rama thërret për herë të fundit ministrat që do shkarkojë. Ja çdo ndodhë nesër në ora 10:00

0
292

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër qeverinë pas lajmit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dija se mbledhja jashtë rradhe e qeverisë është thirrur në orën 10:00.

Shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm duket se ka hapur siparin e një sërë shkarkimesh në kabinetin qeveritar.

“BalkanWeb” mëson se të hënën kryeministri, Edi Rama pritet të firmosë zyrtarisht largimin e disa ministrave të tjerë në kabinetit të tij ndaj dhe mbledhja e nesërme me ta pritet të jetë e fundit për disa në cilësinë e anëtarit të qeverisë.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime të besueshme pranë shefit të ekzekutivit.

Të njëjtat burime saktësojnë se Rama mund të firmosë konkretisht shkarkimin e Damian Gjiknurit, Ditmir Bushati, Blendi Klosit, Lindita Nikollës, Mimi Kodheli, Bledi Çuçit dhe Ilir Beqajt.

“BalkanWeb” mëson se Rama pritet të shkarkojë nga detyra pikërisht ata ministra që janë njëkohësisht drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe, për t’iu dhënë atyre mundësi që të fokusohen me kohë të plotë në angazhimin elektoral dhe arritjen e objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here