Kuvendi shtyu Vettingun/ Basha: Lojë kukafshehti dhe anti-kushtetuese

0
197

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Parlamentit për të shtyrë ligjin e vettingut. Duke folur nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë ku opozita po zhvillon protestën, Basha u shpreh se vendimi i Kuvendit për shtyrjen me një javë të afatit të aplikimeve për komisionin ‘ad-hoc’ është një lojë kukafshehti dhe anti-kushtetuese.

Kryedemokrati tha se PD është e vendosur për qeveri teknike, pasi vetëm qeveria teknike siguron zgjedhje të lira.

Kuvendi ka shtyrë dje votimin e projektvendimeve për ngritjen e komisioneve për vettingun pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe ka votuar një projektvendim që parashikon shtyrjen me një javë të afatit të aplikimeve për komisionin “ad hoc”.

Vendimi për shtyrjen i konfirmua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta si dhe Ruçi. Sipas këtij të fundit, arsyeja është sepse në listën e parë të kandidatëve janë 21 aplikantë për 28 vende në komisionet e vettingut, ndërsa në listën e dytë të ardhur nga Avokati i Popullit, kandidatët kanë probleme dokumentacioni, ndaj do t’u jepet një tjetër mundësi që të paraqesin dokumentacionin e plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here