Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Elvis Roshit për dekriminalizimin

0
223

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Elvis Rroshit për dekriminalizimin dhe rikthimin e tij në detyrën e kryebashkiakut të Kavajës.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Kushtetuesja, në një seancë me dyer të mbyllura.

Rroshi kërkonte nga Gjykata, rikthimin e mandatit të tij si kryebashkiak i Kavajës, që iu hoq nga KQZ-ja në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:  Elvis Rroshi

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqiperisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme
Objekti: 1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalet “ moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi.”
3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, dat ë 29.12.2016 “ Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme  për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi.”
4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.

Seanca në Kushtetuese, Roshi merr goditjen e parë. Rama kundër kryebashkiakut

Gjykata kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi i cili pretendon se vendimi për shkarkimin e tij është anti kushtetuese.

Gjykata-Kushtetuese

Në nisje të seancës avokatët e Roshit janë shprehur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur kushtetutën kur kanë marrë vendim për shkarkimin e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor 2016.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë kanë theksuar se kërkesa e Roshit nuk duhet të legjitimohet dhe si e tillë duhet rrëzuar nga Kushtetuesja.

Ne nisje te seances Kushtetuesja ka rrezuar kerkesen e pare te Roshit per te shpallur si anti kushtetues ligjin e dekriminalizimit.

Akuza e Prokurorise per Elvis Roshin

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
– Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te for,ulareve, neni 190 I Kodit Penal.

KERKESA E PLOTE E ROSHIT

KËRKUES:  Elvis RROSHI, Kryetar i Bashkisë Kavajë, me adresë: Bulevardi “Josif Buda”, Kavajë.

SUBJEKT I INTERESUAR: KUVENDI I SHQIPËRISË me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë.

KËSHILLI I MINISTRAVE me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.1, Tiranë

KOMISIONI QËNDROR I ZGJEDHJEVE me adresë: Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë.

PROKURORIA E PËRGJITHSHME me adresë: Rruga ‘Qemal Stafa”, Tiranë.

OBJEKTI:   Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja ”a”; neni 2, pika 2; neni 4, pika 1, pika 5, pika 6 dhe pika 7; në nenin 10 fjalët “moszgjedhje“ dhe shkronja “d”; neni 14 dhe  nenit 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Roshi”.

Shfuqizimi i Vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nr. 174, datë 29.12.2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z. Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Shqyrtimi i kushtetushmërisë së të gjithë ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

BAZA LIGJORE:  Neni 4, neni 5, neni 15, neni 17, neni 29, neni 30, neni 45, neni 115, neni 122, neni 131 dhe neni 134 i Kushtetutës, si dhe neni 27, neni 49, paragrafi 3, neni 71 dhe neni 71/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

DREJTUAR: GJYKATES KUSHTETUESE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

FAKTET DHE RRETHANAT E ÇËSHTJES

 

  1. Zoti Elvis Rroshi është zgjedhur kryetar i Bashkisë Kavajë me vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në zgjedhjet vendore të mbajtura në qershor 2015.

 

  1. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 174, datë 29.12.2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z. Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ka vendosur:

–  Të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z. Elvis Roshi.

– Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.

  1. Këshilli i Ministrave në datën 29.12.2016 miratoi vendimin nr. 952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Roshi”, më anë të cilit vendosi: Shkarkimin nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit, të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zotit Elvis Roshi.
  1. Në datën 9.06.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rregjistruar procedimin penal nr. 4810 ndaj shtetasit Elvis Rroshi për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal. Prokuroria ende vijon hetimin e kësaj cështjeje.

LEGJISLACIONI I ZBATUESHËM

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here