Vettingu/ Paloka: Jo në seancë. Parlamenti i bandave nuk ka më asnjë legjitimitet

0
153

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka deklaron për Ora News se opozita nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare të parashikuar të nisë në orën 18:00.

Edi Paloka: Parlamenti i bandave nuk ka më asnjë legjitimitet. Nuk ka më asnjë të drejtë të marrë vendime në emër të interesave të shqiptarëve. Kjo pjesa e dytë që sapo thatë nëse do të kalojmë në çmenduri që të fillojnë të emërojnë dhe opozitën, mund të them se do të dështojnë. Është absurde, edhe mund të ndodhë, sepse me këtë qeveri të çmendur e kryeministër çdo gjë mund të ndodhë, por emërimi i opozitës është i dështuar që në nisje.

Po a do i përgjigjet opozita letrës së Metës?

Edi Paloka përgjigjet për gazetarin  Everest Dedaj: Përgjigjja jonë është çadra. Parlamenti i shqiptarëve për ne është kjo çadër. Nuk ka më asnjë institucion tjetër  që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe kompetencat e një parlamenti që është më legjitimi i të gjithëve.

Nje zgjidhje?

Juristi i njohur Spartak Ngjela, bëri dje një intërpretim kushtetues, sipas të cilit PDIU mund të plotësojë vendet vakante pasi rezulton e regjistruar në koalicionin opozitar në zgjedhjet e 2013-ës por Paloka e përjashton duke e quajtur “çmenduri” zëvendësimin e deputetëve të PD-së me PDIU-në

“Me këtë qeveri edhe mund të ndodhë por sigurisht do dështojë”

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

Parlamenti mblidhet në orën 18: 00 për të votuar dy projektvendime per ngritjen e komisioneve.

/Oranews.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here