“Dielli duket që në mëngjes”, por si do të jetë moti mbasdite?!

0
455

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime e vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet moti për zonat malore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në verilindje- juglindje të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që edhe brigjet detare të kenë valëzim të lehtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here