‘Çmendet’ familja në Tiranë, burri kanos kunatën, gruaja dhunon vëllezërit e tij

0
179

Një 35-vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kanosur me armë gjahu kunatën e tij si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të saj.

Në pranga ka rënë Krenar L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N. L., 30 vjeçe dhe G. L., 76 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Arbërit”, në Kamëz, Krenar L., ka kanosur me armë gjahu, kunatën e tij, shtetasen A. H., 34 vjeç, banuese në Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, F. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shtetasja N. L. (nusja e Krenar L.), ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj, F. L. dhe A. H.

Krenar L., i’u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip “Shotgan”, të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij G. L., i’u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishek, kalibër 7.62 mm.

Shtetases A.H i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here