Militantia e PS shkon në cadrën e PD, ndërpret fjalimin e Berishës: Rroftë Edi Rama

0
270

Një incident ka ndodhur sot në çadrën e protestës së opozitës ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha iu fliste protestuesve. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se ndërsa Berisha fliste, gruaja ka ndërhyrë gjatë gjithë kohës duke dashur ta ndërpriste.

Ajo fliste kundër Berishës dhe kjo gjë ka irrituar mbështetësit e opozitës të mbledhur në çadër. Në një moment ish-kryeministri iu ka bërë shenjë me dorë protestuesve për të thënë që “nuk ka problem”. Por pavarësisht kësaj gruaja, e cila quhet Eklarina Hoxha ka vijuar të flasë dhe më pas protestuesit e kanë tërhequr dhe e kanë nxjerrë jashtë nga çadra.

Ndërsa qëndronte para godinës së Kryeministrisë, ku janë vendosur barrikadat, gruaja ka vijuar të shajë Berishën dhe mbështetësit e PD-së.

“Doni të vini ju në pushtet duke thyer xhamat e duke shpuar gomat. Po lekët që mi morët mua. Mashtrusa. Rroftë Edi Rama!”, ka thënë gruaja.

Kaq është dashur që protestuesit t’i sulen për ta goditur por deputetja demokrate Majlinda Bregu ka ndërhyrë dhe është përpjekur të qetësojë mbështetësit.

Ndërsa është marrë në mbrojtje nga Bregu, ka ardhur një makinë policie dhe efektivët e kanë marrë gruan me vete. Gazetarja Dorjana Bezat tha se Hoxha mbahet në Komisariatin numër 1 aktualisht. “BalkanWeb” ka siguruar foto dhe video nga gjithë momenti i përplasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here