VIDEO/ Basha nga çadra: Janë mbyllur shkolla sepse nëxënësit u helmuan nga hashashi, ky kryeministër nuk njeh realitetin e krijuar vetë

0
211

Në ditën e 12  të protestës së Partisë Demokratike para kryeministrisë , “Çadrës së Lirisë”  i janë bashkuar shumë të rinj  socilogë dhe pedagogë të cilët po zhvillojnë një bashkëbisedim me kreun e PD Basha për fenomenin e drogës në shkolla  dhe drama sociale në shoqëri.

 

Lideri i demokratëve solli në vëmendjen e publikut historinë e trishtë të ish-eurodeputetes Doris Pack, e cila gjatë vizitës së saj në Shqipëri tregoi se si vajza e saj 20 vjeçe kishte humbur jetën nga droga.

Basha theksoi se fenomeni i drogës është një plagë sociale, që është thelluar gjatë qeverisjes “Rama”, duke e kthyer në parajsë të kanabisit.

“Më shumë vlerë krijohet nga droga në Shqipëri, sesa nga veprimtaritë e tjera. Sigurisht jo për shqiptarët jo për fermerët, por për një grusht kriminelësh. Jemi dëshmitarë se si droga u kthye nga një kërcënim, në një rrezik imediat. Banditët e veshur me pushtet shkatërruan totalisht pushtetin dhe zgjedhjet e pjesshme në Dibër që ishin prova gjenerale. Ne e diskutuam këtë gjë paradite, për problemin ekonomik që droga paraqet. Droga është një plagë e thellës social. Droga po shkatërron Shqipërinë, brezin e ri. Ata që shndërruan Shqipërinë në hambar droge, thanë se ajo do shkonte për konsum drejt vendeve europiane. Ky është sulm tinzar i bërë kundër shëndetit dhe mirëqenies së shqiptarëve dhe kjo ishte gënjeshtra me e madhe. Kemi një kryeministër dhe një qeveri që refuzon ta pranojë problemin qe ka shkaktuar vet. Ja ku jemi mbledhur sot këtu, siç janë mbledhur shqiptarët në forume të ndryshe brenda dhe jashtë vendit. Këtu javën e kaluar kishin një personalitet të njohur. Ajo ka qenë e anagazhuar me Shqipërinë, ishte ish-deputetja Doris Pack. Ajo na shokoi me historinë e saj. Ajo kishte humbur një fëmijë për shkak të drogës, një vajzë 20-vjeçare. Pati kurajo të na e thotë ne, grave, gjithë shqiptarëve, para mediave. Pa e njohur problemin si mund ta korrigjojmë atë. Këtu qëndron edhe papërgjegjshmëria ekstreme totale e Edi Ramës dhe Ilir Beqajt e Tahirin.”, tha Basha.

Nga ana tjetër ai shtoi se zgjidhja është e thjesht; qeveria dhe republika e drogës duhet të rrëzohet.
“Refuzojnë faktin se Shqipëria ka një problem të madh me konsumin e drogës, ata jo thjesht gënjejnë e mashtrojnë, por rreshtohen te ata njerëz që jo vetëm mbjellin por dhe konsumojnë. Zgjidhja është e thjesht; qeveria dhe republika e drogës duhet të rrëzohet. Republika tjetër duhet të shembet me çdo kusht. Qeveria e drogës duhet t’i lërë vendin një qeverie të re. Lidhësja që e lidh fatin e politikanit, të deputetëve, të ministrave në Republikën e Re me fatin e qytetarëve shqiptarë është vota e lirë dhe zgjedhjet e ndershme. Ndaj kauza e kauzave ngelen; zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Një Republikë e Re po lind, dhe zgjidhja e re është me mendjen e kësaj republike. Zgjidhja nuk do vij vetëm nga një autoritet, por është zgjidhja që është shkruar në trupin dhe mendjen e Republikës së Re.”, theksoi kryeopozitari.

Më tej Basha u shpreh se: Vetëm një politikë që mbështetet në interesin qytetar do ta mposhtë trafikimin e drogës. Trafikimi i drogës do mundet kur te kemi një qeveri që nuk është një konflikt interesi. Duhet që një orë e më parë të fitojmë betejën për zgjidhej të lira dhe të ndershme. Republika e re nuk do pranojë kurrë të bjerë në duart e trafikantëve. Përcjellja e qeverisë me drogën është mënyra më e mirë në zgjedhjet e qershorit. Fëmijët e shqiptarëve dhe prindërit e shqiptarëve do e bëjnë këtë realitet, pasi këtu ku po rilind demokracia. Kjo është zgjedhja dhe beteja e çdo shqiptari dhe brezi të lirë. Largimi i kësaj qeverie është mbyllja një herë e mirë e një dere te vjetër qe çon tek droga dhe hapja e një dere të re ku rinia i kthehet shkollimit, kulturës, artit dhe sportit dhe të zhvillohet njësoj si në Evropë.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/1425841014133742/?type=2&theater

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here