Çfarë fshihet pas trendit të kryebashkiakut Veliaj për parkingje nëntokësore? Preken edhe “7 xhuxhat”

0
269

Parking edhe tek Rruga  Elbasanit

Sipas shpalljes në Agjencinë e Prokurimit Publik konsulenca për këtë projekt do të kushtojë 7 milionë lekë.  Ofertat pranë bashkisë janë dorëzuar tashmë

Një tjetër njoftim ka ardhur  ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës, për ndërtimin e një tjetër projekti, në lidhje me parkingjet nëntokësore. Kryetari i Bashkisë, ka pritur konsulencat e fundit për ndërtimin e parkingut, i cili do të kryhet në rrugën e Elbasanit, duke rrezikuar kështu hapsirat në këtë pjesë dhe kryesisht “7 xhuxhat”, me një ambient familjar.  Në vijim të rikualifikimit urban në kryeqytet Bashkia e Tiranës ka njoftuar projektin e “Studim projektimi, Rikonceptim i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nëntokë në rrugën e Elbasanit. Sipas shpalljes në Agjencinë e Prokurimit Publik konsulenca për këtë projekt do të kushtojë 7 milionë lekë, ofertat pranë bashkisë janë dorëzuar brenda paradites së djeshme.

 

Edhe një tjetër parkim nëntokësor

 

Shërbimet nëntokësorë të parkingut janë duke u bërë një trend për bashkinë e Tiranës. Aktualisht dy parkingje të tilla po ndërtohen, njëri poshtë sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës  dhe tjetri në fillim të Bulevardit të Ri, në vendin e quajtur ish- stacioni i trenit. Janë dy projekte të cilat kushtojnë me miliona lekë dhe sërish bashkia e Tiranës kërkon ndërtimin e një të treti. Edhe pse dy projekte e nisura, sigurojnë parkimin e qindra mijëra makinave, sipas kryetarit është e nevojshme ndërtimi i një të treti. Sipas bashkisë është hequr dorë nga dhënia e koncesioneve mbi parkimin, sepse për këtë shërbim të gjithë qytetarët do të paguajnë një vlerë të caktuar prej 100 lekë ora, duke siguruar kështu të ardhura të konsiderueshme për Tiranën

 

 

Të ardhura nga parkingjet

 

Sipas bashkisë ndërtimi i këtyre parkingjeve, përveç faktit që lehtëson qarkullimin gjatë gjithë kohës, ka edhe përfitime të mëdha për të investuar në drejtime të tjera në Tiranë. Miliona lekë investime mbi këto projekte e vetmja gjë që nuk mësohet asnjëherë është fakti, se kush financon dhe carë fshihet realisht pas gjithë kësaj zhurme të ndërtimit të një tirane me standard Evropiane. Kryetari asnjëherë nuk i nxjerrë në pah investorët, dhe tenderat për ndërtimin e planeve të tilla. Tenderat për ndërtime të këtij niveli janë të shumave të mëdha, sa vërtet investohet për projektet dhe ku shkon pjesa tjetër e investimeve? Të gjitha pyetjet njëra pas tjetrës,të çojnë në pyetje të tjera: “Çfarë fsheh Veliaj pas synimit të realizmit të një projekti të tillë?” Tashmë Tirana i ka dy parkingje nëntokësore të cilat janë në punime e sipër, duke siguruar një numër të madh të makinave të parkuara. Pse po insistohet në ndërtimin e një tjetër parkimi të këtij standardi? Këto janë pyetje të cilat çdo qytetar mund ti bej me veten e tij, por përgjigjet e marra janë të shumta. Përgjigja e Veliajt në lidhe me të gjitha këto, është përfitimi për investime të tjera mbi Tiranën. Përfitime të cilat nuk llogariten me shifra, pasi qytetarët po paguajnë çdo taks për të mundësuar përftimin e sa më shumë shërbimeve në qytet. Dhe ajo që vihet re është se përveç taksave të cilat i kanë të shtura në xhepin e tyre për çdo shërbim publik, duhet të ndeshen me projekte të cilat u ndërtuan dje, prishen sot dhe rinovohen në projekte afat-gjata.

 

Qytetarët

 

Në fund të çdo projekti ata që preken për realizimin e tij janë gjithmonë të qytetarët të cilët ose situata i ndryshon për mirë ose për keq. Tashmë ata janë të lodhur nga ndërtimet e pafundme që po bëhen në Tiranë, duke nisur nga “Sheshi Skenderbej”, një projekt akoma i pa finalizuar, i cili sjell një kaos për çdo kalimtarë. “Parku i Liqenit”, një tjetër projekt i cili solli vetëm problem, pëlhura dhe zhurmë për qytetarët të cilët e kishin të  vetmin vend ku kaloni kohën e lirë. Si dhe shumë projekte të tjera të nisura dhe të lëna në mes duke sjell një kaos të madh për banorët e kryeqytetit. Sikur të gjitha këto mos të mungonin, njoftohet për prishjen e një tjetër hapësire shumë të rëndësishme siç është “7 xhuxhat”, duke ndërtuar një tjetër parkim nëntokësor.

 

Ambjentalistët

 

Nuk janë vetëm qytetarët të cilët shqetësohen për vendin e tyre por edhe ekspertët e mjedisit të cilët i shikojnë të rrezikshme “tekat” e kryetarit. Sipas tyre e gjithë kjo  rrit edhe më shumë ndotjen në kryeqytet duke vënë në rrezik jetën e gjithsecilit prej nesh nga ndotja. Tirana është një ndër vendet më ndotjen më të lartë në Rajone, duke e bërë që të rritet edhe më shumë me projektet të tilla. Të cilat edhe kësaj radhe shkojnë për përfitime ndaj kryetarit dhe qeverisë e cila ofron bashkëpunim në çdo moment ndaj çdo nisme të marrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here