Protesta e Zharrzës “çorienton” Kryeministrin, Rama: Nuk e rrëzoni dot Qeverinë

0
356
Kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë çdo të diel video- monologun me veten. Ai mendon se na mbush mëndjen duke folur me veten 45- minuta çdo të diel.
Sigurisht që nuk  bën për ne por ka dhe ai ato “llogaritë” e veta.
Në këtë video-monologun sigurisht që gjeti dhe kohë për tësulmuar dhe akuzuar opozitën, qytetarët dhe mediat online që pasqyrojnë protestën e banorëve të Zharrzës.

Edhe pse protesta e qytetarëve të Zharrzës nuk është ndikuar nga asnjë forcë politike, Kryeministri akuzoi fort aktivistët se kanë shfrytëzuar këtë rast për të sulmuar qeverinë duke kërkuar rrëzimin e saj. Por, kjo gjë nuk do të ndodhë, theksoi Rama.

“Që kjo qeveri është e para që vendos rregull dhe shtet mund ta vënë në diskutim sot vetëm të paditurit e veshur me kostum. Këta janë politikanë të stërvitur për të manipuluar njerëz të dëshpëruar e autorë kronikash që marrin shpërblime të majme për të gjuajtur me pagesë. Janë aktivistë të kamur të pseudoshoqërisë civile që shfaqen mes njerëzve.

Sot të gjithë këta pelivanë janë rreshtuar në krah të banorëve të Zharrzës për t’i nxitur kundër qeverisë. Disa prej tyre që ëndërrojnë rrëzimin e qeverisë u kishin bërë gati një çadër të ardhurve nga Zharrza. E vetmja forcë në krah të banorëve të këtij vendi që punon për ta është kjo qeveri. Është kjo qeveri që ka prerë plot lidhje kriminale mes puseve të naftës dhe politikës. Problemin e Zharrzës dhe probleme të ngjashme nuk mund t’i zgjidhin ata që i kanë krijuar”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here