Tenton t’i shpëtojë policisë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

0
195

Tentativa e një të riu shqiptar në Itali për t’i shpëtuar kontrollit të policisë i ka rrezikuar jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Monte San Giusto, Macerata, në Itali, teksa 30-vjeçari shqiptar është përpjekur t’i largohet dy policëve, pasi drejtojte një mjet të vjedhur. Por në një moment policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe plumbi i cili e ka prekur në kokë, ka bërë që i riu të bjerë në gjendje kome dhe i shpërfytyruar.

Ende nuk është identifikuar, i riu shqiptar, të cilit sipas policisë italiane i është gjetur një certifikatë shqiptare, por asnjë dokument tjetër.

Duke qenë se nga goditja me plumb në kokë i riu është shpërfytyruar, bëhet i vështirë edhe krahasimi i tij me fotografinë në certifikatën e gjetur.

30-vjeçar tashmë ndodhet në spital, por sipas burimeve mjekësore nga spitali i Maceratas, ai është klinikisht i vdekur, dhe për këtë shkak nuk ka qenë e mundur që të ndërhyhet qofte edhe për të nxjerrë plumbin.

Ai mesa duket kishte kryer një vjedhje dhe po mundohej të shpëtonte. Bashkë me të ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur të arratisen.

Sipas mediave italiane, policia po ushtronte kontrolle në zonë, pasi ishin bërë denoncime për disa vjedhje. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, Policia italiane ka nuhatur makinën Fiat Bravo e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 30-vjecarit shqiptar që e drejtonte atë.

Thuhet se 30-vjeçari është goditur me plumb në kokë në tentativën për t’i shpëtuar përplasjes me makinën e Policisë, pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here