Ndodh në Tiranë/ Nxënësit e klasës së 7 thithin limontoz me hundë, pezullohet mësimi

0
228

Një ngjarje e çuditshme, në kufijtë e të pabesueshmes ndodhi në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë këtë paradite. Fëmijët e një klase të shtatë, në shkollën 1 Maji u gjetën nga mësuesja e matematikës me pluhur të bardhë në fytyrë. E tronditur, mësuesja kërkoi shpjegime dhe fëmijët i thanë se kishin thithur limontoz me hundë, në shenjë proteste për sjelljen e mësuesve në klasë. Të rriturit i ka shokuar mënyra e protestës që kanë zgjedhur fëmijët, që kishin menduar të imitonin përdorimin e kokainës në klasë. Jo rastësisht zgjodhën të merrnin pluhur të bardhë, për ta bërë edhe më të fortë reagimin ndaj indiferencës së mësuesve.

Ankesat e fëmijëve dhe prindërve kanë qenë të përsëritura për organizmin e orës së mësimit. Në vend që të shpjegonin materialin e radhës, mësuesit e kalonin orën duke dhënë disa ushtrime për nxënësit. Pavarësisht ankesave, drejtuesit e shkollës nuk merrnin masa, ndaj fëmijët kanë gjetur këtë mënyrë për t’u dëgjuar.  Tre prej tyre kishin blerë qeset me limontos dhe e kishin shpërndarë për nxënësit e tjerë që nisën ta thithin me hundë. Sapo konstatuan situatën, mësuesit pezulluan mësimin dhe lajmëruan prindërit për një mbledhje gjatë pasdites së sotme. Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk ka pasur probleme me shëndetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here