Dëshmon në polici i arrestuari i gjashtë i grabitjes, Dash Kupa: Atë ditë isha në…

0
409

Zbardhet dëshmia e anëtarit tjetët të bandës së grabitësve të rrugës së Rinasit, Dash Kupës, 41 vjeçari që është edhe kushëriri i parë i Ernest Kupës, i arrestuar dje në kuadër të operacionit “Patriot”.

“Ditën kur ka ndodhur ngjarja, madje para, gjatë dhe pasi ka ndodhur grabitja, unë kam qenë në picerinë që kam bashkë me djalin e xhaxhait. Këtë mund ta provoni lehtësisht. Shkoni shikoni kamerat e sigurisë”, është shprehur Kupa para hetuesve siç raporton “Panorama”.

Dash Kupa është edhe bashkëpronar i picerisë, që ndodhet pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, ndërsa rezuloton të ketë qënë i dënuar edhe në shtetin fqinj, Greqinë. Ai u arrestua dje në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kur po kthehej nga Kosova.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se Dash Kupa ka pasur funksioninin e organizatorit në grup dhe nuk ka kryer veprime aktive, ashtu siç dyshohet kushëriri i tij.

Sipas Policisë, 41-vjeçari nga Kruja dyshohet se ka përgatitur planin e masave, si dhe ka koordinuar grupet në terren me informatorët. Por vetë i arrestuari, njësoj si i djali i xhaxhait të tij, Ernest Kupa, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke mos pranuar ngjarjen. Madje ai ka paraqitur edhe një alibi para hetuesve.

Përveç Admir Muratajt (Nikajt), që dyshohet të jetë organizatori kryesor i grabitjeve, tashmë është bërë publik edhe një emër tjetër, mes disa personave që kërkohen. Ai është Klement Çala, 28 vjeç, nga Elbasani.

Emri i tij figuron në kërkim ndërkombëtar në listën e Interpolit, por për akuza të ngritura nga autoritetet greke. Ndërsa në lidhje me grabitjet e ndodhura, ende nuk ka ndonjë provë konkrete për përfshirjen e tij, por dyshime, që sipas Policisë janë ngritur për shkak të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëparshëm në krime që ai ka pasur me Admir Muratajn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here