“Dashnori” i gruas ia plas live të shoqit: Kur nuk dije t’ja bëje qejfin ti, normal që do ta…

0
361

Leonard Miri, personi që u akuzua si i dashuri i Shqipe Karajt nga bashkëshorti i saj Ardiani ka pranuar të përballet sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ai ka mohuar gjithçka që është thënë në studio dhe ka pranuar faktin se mes tij dhe Shqipes ka vetëm shoqëri të sinqertë, por nuk ia ka kursyer edhe një “shuplakë”: “Kur nuk dije t’ja bëje qejfin ti, kur s’ke qenë i zoti për gruan tate, normal që ka me ta majt tjetri”,- i tha Leonardi live, burrit të Shqipes.

“Shqipen thjesht e shoqëroj, Kam familje kam dy vajza. Kam shkuar në shtëpinë e tij vetëm kur e ka rrahur Shqipen. E kam pas shumë shok. Por se çfarë bëjnë në familjen e tyre nuk më intereson. Kam mendime se vajzën e shtyn ai”,- tha Leonardi më tej përballjen live.

me zemer te hapur Shqipja

Leonardi thotë se prej 17 vitesh Alfredi dhunonte gruan e tij.

“Kam dy vajza 9 vjeçare. Me Alfredin kam qenë shok. Në shtëpinë e tij kam shkuar vetëm kur ai e ka rrahur gruan. Por ai e mashtron vajzën”,

“Vëllai i Shqipes ka ardhur të më takojë, se ky i kishte thënë se isha dashnori i Shqipes. Por ne shkuam të shtëpia e Alfredit për ta sqaruar, por ky filloi me sharje e bërtitje”, u shpreh Leonardi.

Edhe Shqipja deklaroi në emision se e kishte vetëm shok.

Vetëm tre ditë më parë, 34-vjeçari Alfred Karaj me vajzën e tij Xhuljeta kanë denoncuar në ekranin e News24 Shqipe Hysenaj, nënën e fëmijëve. Ata kishin 17 vite martesë, por sipas Ardianit po shkonin drejt divorcit pasi kjo e fundit e kishte tradhtuar dhe jo vetëm njëherë. Në fillim të janarit 2017 ajo është larguar përfundimisht nga shtëpija dhe fëmijët jetojnë me babin e dy gjyshërit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here