Basha: Qeveria teknike do të godasë kanabizimin dhe do të garantojë votën

0
140

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria teknike do të godas kanabizimin dhe të garantoj mos prekjen e votës së shqiptarëve. Basha tha se Rama ka sjell në pushtet të gjithë kriminelët ndaj duhet krijimi urgjent i një qeverie teknike. Sipas Bashës të gjitha forcat politike do të marrin pjesë në këtë qeveri teknike me vetëm një qëllim qëllimin e shtypjes së krimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndryshme.

I pyetur nga Blendi Fevziu se a është e mundur se një qeveri teknike i garanton zgjedhjet, Basha është përgjigjur se ky është një detaj që do të diskutohet kur palët të ulen për marrëveshjen.

“Qeveria do të ketë autoritetin e plotë për ti vënë dërrmën kriminelëve në parlament, për të pastruar policinë e shtetit dhe votën e qytetarëve”, është shprehur Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here