Basha pret studentët në ‘çadrën e lirisë’: Në orën time të parë do ndryshoj ligjin e arsimit të lartë

0
136
Foto: Hamza Hatika

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me studentët e arsimit të lartë. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se sapo të marri detyrën si kryeministër do të hedhë në plehra Ligjin për arsimin e lartë.

Në radhë të parë dua t’iu përshëndes nga zemra për kurajon që keni treguar në këtë protestë që ka hyrë në natën e pesë deri sa shqiptarët të fitojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Një vendim i madh u mor të shtunën dhe këtë lezet ia dha pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë. Jo në emër të PD, por si qytetar dua t’iu shpreh mirënjohje për qëndresën tuaj. Dua t’iu garantoj se këtu nuk jam si politikan, por si ushtar dhe qytetari i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme., këtu jemi të gjithë bashkë për të marrë një vendim që Shqipëria të mos jetë njësoj si më parë. Nuk do të pranojmë parlament fasadë pra të cilit fshihen krimet dhe korrupsioni. Kurrë më nuk do të pranojmë këtë republikë të kalbur në themel .Do i kthejmë popullit lirën, qeveria teknik është vetme stacioni i parë. Së bashku po hedhim themelet e një Shqipëri tjetër, e cila nuk duhet do të ketë asnjë gjë të përbashkët me republikën e drogës, korrupsionit, ku një grusht politikanësh dhe oligarkësh kanë shtirë në dorë pushtetin dhe pasurinë dhe i kanë vënë shkelmin në fyt, vjedhin pasurinë e vendit dhe e kanë zhytur Shqipërinë si asnjë herë më parë. Jemi këtu të vendosur këtë ta hedhur nga themelet këtë ngrehinë ta kalbur dhe të korruptuar. Kush ka nostalgji apo dëshiron të jetë pjesë e regjimit të vjetër ta dijë se do na ketë përballë. Ne nuk do ndalemi deri sa ta shembim, republikën e krimi, ne nuk tërhiqemi deri në fitore. Miqtë tanë nga Brukseli Në Uashington, Bruksel dhe kudo që janë na kanë mbështetu, Nuk ka eurpoinë që u thotë shqiptarëve mos besoni në zgjedhje  të lira.

Shqiptarët do i braktisni meduzat mashtruese. Jam këtu me studentët për tu thënë se unë do kisha nderin tu shërbeja për të qenë kryeministër. Orën time të parë do firmos ligjin e arsimit të lartë. ligji që vjedh shqiptarët, duke rritur tarifat. Ne nuk do pranojmë kurrë që vendimet për arsimin e lartë t’i marrë ministrja e salcë, e cila nuk ka arsimin e duhur, por vendimet do i marrin njerëzit që janë të aftë dhe të kualifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here