Aktorja e njohur, mesazh për median: Jam kërcënuar dhe ofenduar nga ju por ju mëshiroj

0
188

Prej dy ditësh aktorja e njohur Suela Konjari është vendosur në qendër të një sulmi nga mediat e sponsorizuara nga Edi Rama.

Ajo është akuzuar nga mediat dhe kërcënuar me mesazhe dhe për këtë arsye, Konjari u ka dhënë sot të gjithëve një përgjigje publike.

Ja çfarë thotë aktorja Suela Konjari:

Përshëndetje të gjithëve !

Unë jam Suela Konjari, aktorja që këto dy ditë jam vënë në qendër të sulmeve të padrejta, të pandershme, dashakeqe e të djallëzuara të disa artikujshkruesve e disa portaleve!

Ju them atyre: Ju mëshiroj

Unë jam Suela Konjari, aktorja, bija, nëna, motra, që këto dy ditë kërcënohem me sms e fyem nga njerëz struca e burracake! Ju them atyre: Nuk më frikësoni!

Unë frikën e vrava në 1990 kur teksa rrisja fëmijën brenda vetes isha në çdo protestë për rrëzimin e diktaturës më të egër Komuniste!

Të dashur bashkëkombës të mi kudo jetoni! Me lejoni t’ju përshëndes me përulësi, respekt e mirënjohje për duartrokitjet që më dhuroni në skenë e me një varg nga poeti i Kosovës Ali Podrimja t’ju tregoj pse jam në këtë protestë:

Toka ime digjet … në çdo cep të shpirtit tim!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here