16-vite burg për Kristjan Marinaj, bashkëpunoi me Frrokun në vrasjen e Kurtit

0
345

16-vite burg ka kërkuar prokuroria e Tiranes për Kristjan Marinaj, i dyshuar si bashkëpunëtori i Mark Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel në vitin 1999.

I pandehuri është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij pasi gjyqi zhvillohet në mungesë.  Marinaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare për këtë ngjarje,s hkruan klan.

Sipas akuzës, 42-vejçari ka bashkëpunuar me ish-deputetin dhe e kanë kanë qëlluar me thikë Kurtin në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytetin belg.

Këtë të martë pritej te lexohej pretenca edhe për Mark Frrokun, por seanca u shty pasi mungonte i pandehuri dhe prokurorët. Pavarësisht kërkesës së prokurorisë si Frroku ashtu dhe Marinaj, përmes avokatit, i kanë mohuar akuzat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here