Malltezi: Protesta e sotme, e njëjtë me protestat e vitit 1991

0
221

Jamarbër Malltezi, një nga protestuesit përpara Kryeministrisë, kryetar i Departamentetit të Mjedisit në PD, tha sot se sot po protestohet si në 1991 dhe i vetmi ndryshim është se atëherë ishte diktaturë e sanksionuar me Kushtetutë, sot nuk është. “Po zhvillohet sot një grevë në Zharrëz dhe nuk guxon askush të flasë akoma, – tha ai. – Qeveria e sotme është shumë e zënë me rrugët e trafikut të drogës dhe as arrin të mendojë për hallet e qytetarëve.

Më shumë e rëndësishme këtu sesa protesta ishte bashkimi i shumë socialistëve me opozitën, i votuesve të djeshëm të PS-së që nuk gjetën tek kjo qeveri asnjë premtim të mbajtur.”

I pyetur nëse do të futej në një grevë urie, Malltezi tha: “PD-ja do të vendosë për hapat e mëtejshëm dhe dje nuk është marrë vendim për këtë, ndaj s’kemi pse bëjmë situata hipotetike. Për momentin është thirrje për qëndresë pa dallime partiake.

I pyetur nëse gjatë vitit 2017 do të zgjidhet deputet, Malltezi tha: “Nuk e di në përbëën lajm do jem apo jo deputet për shqiptarët, po secili duhet të bëjë misionin e vet e unë do të doja të bëja më të mirën për mjedisin e rëndësi ka që gjithkush të gjejë diçka të mirë për të bërë.”

Por, a është  i këknaqur me organizimin?

“Jam më shumë i kënaqur me pjesëmarrjen. PD i merr gjërat spontanisht dhe sot jam i kënaqur me pjesëmarrjen më shumë sesa ditën e parë që kishte dhe pak shi kishte çorganizim. Kurse tani është ndryshe, gjithçka është proces.

Ka dhe diçka të rëndësishme, ideja e takimit të kryetarit Basha me intelektualë e qytetarë me tema. Sot e pati psh me rrëzimin e bustit, pra me paralelizmin si ishte dhe si jemi ndërkohë unë me kolegët e mi kemi sugjeruar tema të tjera me qytetarët. Psh një nga ato është për mbrojtjen dhe mosbetonizimin e  qyteteve tona si në Durrës ku shteti është bërë palë me betonin. Ky është tmerr. Po betonizohet edhe Parku i Liqenit, po përgatiten kullat në krahët e Korpusit. Qeveria thotë se janë qytetarët që i morën këto vendime. Po cilët qytetarë? Ndaj ne do të bëjmë një dëgjesë.

Kujtojmë po ashtu lirimin e bandave. Zoti Berisha burgosi 204 banda të krimit të organizuar e këto banda për fat të keq po dalin,” theksoi Malltezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here