Ish-kryekomunari i jep fund jetës, zbulohet shkaku

0
220

Ish kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti (foto), 58-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të hënë duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.

Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë me anë të një helikopteri. Ai gjeti vdekjen rrugës për në Tiranë.

“Fatmir Kurti (Miri), ju informojmë se ka ndërruar jetë gjatë mbërritjes me helikopter në Spital në Tiranë”,  ka njoftuar policia.

“Panorama” raporton se grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po heton paraprakisht për problemet ekonomike të Kurtit, që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të vetëflijimit. Ai la pas tre fëmijë, dhe gruan stomatologe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here