Video -Live/ Rama ironizon protestën: Qesharake, udhëheqësit e saj kanë…

0
211

ryeministri Rama ka zhvilluar ‘Komunikimin javor’ ku ka folur edhe për protestën e opozitës. Kryeministri tha se është e drejtë e opozitës të protestojë paqësisht, ndërsa respekton vullnetin e qytetarëve. Ndër të tjera Rama u shpreh se udhëheqësit e opozitës protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo tingëllon qesharake, pasi nuk ka asnjë tentativë për të cenuar zgjedhjet.

“Dje pamë një protestë të thirrur prej kohësh nga opozita dhe vunë re ndryshimin. Edhe transmetimi live i kësaj proteste ishte nënvizim për një shoqëri pluraliste ku nuk duhet të përsëritet dhuna. Por respekti për njerëzit që protestojnë ngremë një pyetje për udhëheqësit e tyre. Më tingëllon qesharake qe këta protestojnë për zgjidhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk ka pasur ndonjë cenim për tentative për të cenuar zgjedhjet. Nuk ka ndonjë provë që zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme. Për më tepër udhëheqësit e protestës kanë një bilanc politik të dobët në raport me standardet e zgjedhjeve. Pra çfarë është kjo zhurmë për zgjedhjet? Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë në pushtet dhe shqiptarët kanë përjetuar dhimbje nga kjo qeverisje.”- tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154489692906523/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here