Edi Paloka nga çadra e PD: Bojkotim parlamenti deri në plotësimin e kërkesës

0
169

Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një intervistë për Report Tv nga çadra para Kryeministrisë deklaroi se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje, ndërsa parlamenti do të bojkotohet deri në reagimin e qeverisë për kushtin e opozitës.

Çfarë synoni që të arrini?

Mbrëmë kemi qëndruar gjatë gjithë natës, sot janë shtuar qytetarët. Jemi të vendosur që të qëndrojmë derisa kërkesa jonë për largimin e qeverisë të largohet. Ramën duhet të reagojë shpejt, mos e gënjejë mendja se ata që ishin dje nuk janë një me këta sot. Në një të ardhme të shpejtë do të jemi dyfish.

Nëse nuk ka përgjigje, a keni një plan B?

Kjo rrugë nuk ka më kthim, ka vetëm një zgjidhje, ose bëhen zgjedhje të lira ose jo. Në 18 qershor nëse nuk ka zgjedhje të lira, pra nëse nuk ikën Rama nuk do të ketë proces zgjedhor.

Çfarë zhvillimesh priten?

Në mbledhjen e kryesisë dhe grupit do të marrim vendimet tona për mënyrën si do të vazhdojë protesta dhe si do të përshkallëzohet. Do të ketë lëvizje në të gjithë Shqipërinë, këtu është qendra, kjo çadër është simboli i lëvizjes. Mënyra si do zhvillohet për të arritur qëllimin, do të marrë mendimet e duhura.

A ka opsion për grevë urie?

Të gjitha vendimet do të merren nga forumet e PD dhe varet nga reagimi i Ramës dhe dy pjesëve të ndara të shumicës. Mendimi im është që të mos vazhdojmë në parlament, jemi në rrugë, parlamenti ka degraduar.

A keni një mesazh për qytetarët?

Numri i djeshëm vetëm mund të rritet. Mbi 70% e popullit kundër Ramës.

A ka pasur komunikim me qeverinë?

Rama show qesharak me atë që bëri nga Kosova. Nëse do të vazhdojnë me indiferencë do të kenë të njëjtën përgjigje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here