DETAJE/ Aksidenti në Elbasan me 5 të plagosur, vdes 20 vjeçarja

0
227

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan, ku ka humbur jetën një 20-vjeçare. Fillimisht u raportuar për 5 persona të plagosur, por më pas një prej tyre, 20-vjeçarja me iniciale K.H., ndërroi jetë në spital.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtermen ku janë përplasur dy mjete, njëra tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR dhe tjetra tip “Ford” me targa AA 123 BE.

Si pasojë janë plagosur rëndë 4 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia, por gjithsesi policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here