Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

0
262

Dy shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

Dy makina “Mercedes Benz” u përplasën me njëra-tjetrën në autostradën “16” në Italinë fqinjë, në afërsi të Foggia-s.

Automjetet janë përplasur ballë për ballë.

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër janë transportuar në spital dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime jo serioze për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here