Protesta/ Basha: Policia të mos provokojë, afatin e vendosin qytetarët

0
121

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se protesta e nesërme do të nisë nesër në orën 12:00 por qytetarët janë ata që do të vendosin se kur do të mbarojë.

Në një dalje për mediat Basha e quajti protestën, festë të demokracisë, por paralajmëroi policinë të mos provojë pasi ndryshe do të përballet me pasojat.

 

“Dhjetra mijëra qytetarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, kanë konfirmuar qëndresën, përkushtimin deri në arritjen e fitores. Unë sot dua ti garantoj ata se nesër me fuqinë e madhe të pjesëmarrjes popullore e të bashkimit përmes një proteste madhështore, një shfaqje demokratike e forcës së pamposhtur por dhe paqësore do i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë që do të jetë me sytë tek ne, dhe do na mbështesë për fitoren e kauzës së drejtë për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here