Meta: Nuk po mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht fushatën paraelektorale

0
151

Kryearlamentari Meta ka mbajtur një takim sot në komitetin drejtues të LSI-së për qytetin e Tiranës nga ku është shprehur se me afrimin e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit, faktorë të ndryshëm po krijojnë tensione politike.

Ndër të tjera Meta theksoi se është e rëndësishme që të mos hiqet fokusi nga avancimi i reformës në drejtësi.

“Përgatitjet për zgjedhje nuk duhet të na shpërqëndrojnë për të mos humbur vëmendjen nga reformat, siç është avancimi për reformën në drejtësi. Nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht fushatën paraelektorale”, u shpreh kryeparlamentari.

Kujtojmë se ditët e fundit pa patur kritika mes PS dhe LSI për zbatimin e reformës në drejtësi. Fatmir Xhafaj i PS ka kritikuar shortin për përzgjedhjen e kandidaturave të gjyqtarëve për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto kritika u hodhën poshtë sot nga KLD.

Gjatë fjalës së tij Meta foli edhe për reformën zgjedhore dhe dekriminalizimin.

“Ndërkohë, reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar me kohë si dhe të vazhdojë procesi i dekriminalizimit. Në këto aspekte dua të shpreh angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive dhe racionale”, u shpreh Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here